Emergjenca mjedisore në Elbasan u votua edhe nga këshilltarët e PD

16 February 2022, 19:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Emergjenca mjedisore në Elbasan u votua edhe nga këshilltarët e

Kryetari i Qarkut të Elbasanit zbuloi para Komisionit hetimor parlamentar se gjendja e emergjencës mjedisore në këshillin bashkiak të Elbasanit u miratua edhe me votat e këshilltarëve të Partisë Demokratike.

“Situata për mbetjet ka qenë emergjente gjatë të gjithë kohës, edhe raportet e studimet që janë bërë ndër vite në Qarkun e Elbasanit e kanë theksuar këtë”, deklaroi kreu i Qarkut të Elbasanit, Bukurosh Stafa.

Dëshmia e tij hodhi poshtë pretendimet e ngritura nga opozita se nuk pati një shpallje të gjendjes mjedisore, ose që shpallja e kësaj emergjence u bë në shkelje të ligjit dhe e nxituar.

Sepse, sipas dëshmisë së Stafës para komisionit hetimor parlamentar gjendja e emergjencës mjedisore në Elbasan për shkak të mbetjeve ekzistonte realisht.


Video