Kleviol Ahmetaj, personazhi i njohur si këngëtari “Clevio”, pritet të ekstradohet mbrëmjen e sotme nga Dubai në drejtim të vendit tonë.
Këngëtari ka qenë i ndaluar në Emiratet e Bashkuara Arabe për shkelje të ligjit mbi përdorimin e drograve dhe prishje të qetësisë publike, dhe pas lirimit është vendosur dëbimi i tij.
Në Shqipëri, “Clevio” dyshohet për disa ngjarje dhe për të janë në fuqi katër masa sigurie “arrest me burg” nga disa gjykata, për përndjekje, shkelje të arrestit në shtëpi, kanosje e shkatërrim prone.
Clevio u bë i njohur pas rivalitetit me këngëtarin Noizy, me të cilin është konfrontuar edhe fizikisht.
Po ashtu, ai njihet edhe si mik i të “fortit të Lushnjës”, Laert Haxhiu, i dënuar përjetë për Masakrën e Lushnjës