E vodhi në Durrës, autori braktis "GLK"-në në Kurbin dhe largohet me vrap sapo shikon policinë

11 August 2023, 16:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E vodhi në Durrës, autori braktis "GLK"-në në
Makina e vjedhur në Durrës


Policia e Lezhës ka arritur të gjejë pas disa orësh një automjet të vjedhur mbrëmjen e kaluar në Durrës.

Makina tip Mercedes "GLK" është pikasur nga patrulla e policisë në fshatin Gjormë, në aksin rrugor Milot-Thumanë, ndërsa autori sapo ka vënë re efektivët e ka braktisur dhe është larguar me vrap, duke përfituar edhe nga errësira.

Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Gjetja e automjetit, rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve ndërmjet Policisë Rrugore të Lezhës dhe Policisë së Durrësit.

Menjëherë pas njoftimit të marrë se në Durrës sapo ishte vjedhur një automjet tip “GLK” dhe dyshohej të vinte drejt Lezhës, shërbimet e Policisë Lezhë kanë intensifikuar kontrollet e monitorimet, me qëllim lokalizimin dhe ndalimin e këtij automjeti.

Si rezultat, në aksin rrugor “Thumanë – Milot”, në fshatin Gjormë, nga shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë, me përdorimin edhe të makinës inteligjente, është konstatuar automjeti i vjedhur.

Drejtuesi i mjetit, në momentin që ka parë shërbimet e policisë, ka devijuar rrugën në tentativë për tu larguar bashkë me automjetin, por nuk ka mundur dhe në këto kushte, duke shfrytëzuar edhe përfituar nga errësira e natës, ka braktisur mjetin dhe është larguar me vrap.

Vijon bashkëpunimi i ngushtë me strukturat hetimore të DVP Durrës me qëllim kapjen e autorit dhe zbardhjen e dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.


Video