E trishtë! E reja shqiptare humb jetën në një aksident në Gjermani (EMRI-FOTO)

29 June 2026, 11:38Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E trishtë! E reja shqiptare humb jetën në një aksident
Rina Krasniqi

Një aksident i rëndë trafiku i ndodhur së fundmi në Gjermani i ka marrë jetën një shqiptareje të re nga fshati Damanek Malishevës.

Lajmi i trishtë është mësuar pas një reagimi të bërë në rrjet nga faqja zyrtare e Facebook-ut të fshatit Damanek ku shkruhet se e reja e identifikuar si Rina Krasniqi humbi jetën tragjikisht në Gjermani.

Deri më tani nuk kanë dalë akoma detaje në lidhje me aksidentin që i mori jetën shqiptares. Ndërsa pritet që për ngjarjen e rëndë të reagojë dhe familja e viktimës.


Video