E rëndë në Sarandë/ Bie nga pallati në ndërtim, humb jetën tragjikisht punëtori (Emri)

30 May 2023, 12:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

E rëndë në Sarandë/ Bie nga pallati në ndërtim,

Një person ka humbur jetën në Sarandë pasi është rrëzuar nga lartësia e një pallati.

Mësohet 5--vjeçari Edmond Kapo ishte duke punuar në pallatin ku po ndërtohej dhe dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht ku për pasojë ka humbur jetën.

50-vjeçari nuk ia ka dalë t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:30, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi E. K., rreth 50 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Video