Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një 31-vjeçar është shpallur në kërkim në Vlorë, pasi ka goditur me thikë ish-bashkëshorten. Mësohet se shtetasi me iniciale Xh. K., pas plagosjes i ka vjedhur një shumë parash dhe celularin.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. K., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, ka goditur me mjet prerës thikë, ish-bashkëshorten, si dhe i ka vjedhur asaj një aparat celular dhe një shumë parash.
Punohet për kapjen e tij, materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.