Instituti për Përgatitjen e Qenve të Policisë së Shtetit në Shqipëri ka hapur ankandin për shitjen e disa qenve të tyre.
Vendimi është nxjerrë në Fletoren Zyrtare dhe sipas tij ankandi zhvillohet në ambientet e drejtorisë së Policisë për 11 qen të moshave të ndryshme.
Më të vjetrit kanë lindur në vitin 2007, kurse të tjerët në vitin 2016. Ofertat nisin nga 8 mijë lekë për qentë më të vjetër deri në 15 mijë lekë për më të rinjtë.
Ankandi nis me qenin me emrin “Doner” dhe oferta fillon nga 15 mijë lekë, ndërsa qeni me emrin “Orsa” është më i vjetër dhe ofertat nisin nga 8 mijë lekë.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.