"E di që do të ketë debat" - Deputetja socialiste kërkon kastrimin e pedofilëve: Do e paraqes nismën time në Parlament

13 May 2026, 17:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"E di që do të ketë debat" - Deputetja socialiste

Deputetja socialiste Iris Luarasi, thotë se do të kërkojë kastrimin kimik të pedofilëve.

Ajo thotë se këtë propozim do ta bëjë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut në Parlament.

“Kastrimi kimik i pedofilëve. Dikur e propozova si aktiviste e shoqërisë civile.

Tani do ta risjell në Parlament si zëvendëskryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut.

E di që do të ketë debat.

E di që shumë do të shqetësohen më shumë për të drejtat e abuzuesve sesa për jetën e fëmijëve që mbajnë trauma përjetë.

Por ndonjëherë shoqëria duhet të vendosë qartë në anën e kujt qëndron.

Ka krime që nuk mund të trajtohen me indiferencë burokratike dhe as me dënime që mbarojnë sapo dalin nga dera e burgut.

Koha për një debat real ka ardhur”, shkruan ajo.


Video