Diell dhe temperatura deri në 26 gradë, ja parashikimi i motit për sot

7 April 2026, 07:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Diell dhe temperatura deri në 26 gradë, ja parashikimi i motit

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit e vranësira të pakta kalimtare në zonën e veriut në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.



Video