Dhuna në Krujë, Taulant Balla: Arrestoni vëllanë dhe djalin e ish-deputetit Rraja

17 July 2023, 10:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dhuna në Krujë, Taulant Balla: Arrestoni vëllanë dhe djalin
Taulant Balla

Ministri i ri i Brendshëm Taulant Balla ka kërkuar arrestimin e vëllait dhe djalit të ish-deputetit socialist Rrahman Rraja për dhunën në Krujë.

Në një konferencë për mediat, pasi mori detyrën, Balla ka deklaruar se ajo skenë nuk duhet që të ndodh më. Ndërkohë që theksoi se policia nuk mund të bëhet krah me të fortin dhe të godasin të qytetarët.  

"I kam kërkuar që drejtuesve që të arrestohen vëllai dhe djali i ish-deputetit Rraja. Ajo skenë në Fushë Krujë nuk duhet që të përsëritet më. Shkaqet e atij dështimi janë ende aty, sot kanë marrë detyrën drejtuesit e rinj. Qytetarët janë arsyeja se përse ekziston policia. Polica nuk mund të bëhet krah me të fortin dhe të dënojë të dobtin. Në çdo komunitet, duhet të ketë polici të fortë", tha Balla.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)


Video