Frederik Radi, 68 vjeç, u gjet nga e bija këtë mëngjes i vrarë, në dhomën e tij të gjumit në shpinë e tyre në fshatin Orosh të Mirditës.
Policia dyshon se ai është qëlluar me armë nga dritarja e banesës, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur gjithë çka ndodhur.
Sipas dyshimeve të para mendohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, teksa komunikimi i fundit i viktimës ka qenë me të motrën.
Te hënën e bija e ka marrë në telefon, por ai nuk është përgjigjur, ndërsa ngjarja u zbulua sot rreth orës 2 të mëngjesit kur vajza shkoi në fshat.
Sipas Top Channel, mes viktimës dhe disa banorëve të fshatit ka pasur një konflikt disa vite më parë. Shkak dyshohet një konflikt për kullotat në fshat.
Sipas informacioneve dyshohet se 4 vite më parë për konfliktet e kullotave atë e kanë kërcënuar disa bashkëfshatarë me armë, por ngjarja në atë kohë nuk u denoncua dhe çështja u mbyll mes tyre.
Për të mbrojtur këto kullota viktima shkonte çdo verë në fshat.