Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Grupi i hakerave “Homeland Justice” mes dokumenteve të klasifikuara si “sekret” të publikuar këtë të hënë, një prej tyre është i firmosur nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, me afat të ruajtjes së klasifikimit 15 vjet.
Me shkresën e datës 7 Prill 2021, ministri Çuçi urdhëronte shpalljen non grata të dy personave, një 46-vjeçar me kombësi turke dhe një shtetase me kombësi kurde, por vendlindje në Gjermani.
Në dokument thuhet se këta shtetas përbëjnë kërcënim për Republikën e Shqipërisë.
