"Bomba me telekomandë në Durrës", ja çfarë zbuloi policia

28 August 2026, 10:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Bomba me telekomandë në Durrës", ja çfarë
Pamje nga vendngjarja

Është hequr perimetri i sigurisë në zonën pranë portit detar të Durrësit, ku më herët u konstatua një objekt i dyshimtë që ngriti dyshime për një lëndë të mundshme shpërthyese.

Në vendngjarje u gjet një celular me një masë të lidhur me të, çka solli ndërhyrjen e Policisë dhe njoftimin e forcave xheniere për verifikimin e saj.

Sipas të dhënave paraprake, objekti i dyshimtë nuk ishte funksional. Ndërkohë, ekspertët pritet të përcaktojnë se çfarë ishte masa e ngjitur në celular.

Pas verifikimeve të kryera në zonë, perimetri i sigurisë është hequr dhe situata është normalizuar.

 


Video