Në seancën që u zhvillua në Apelin e Posaçëm mbi ankimin e bërë nga Belinda Balluku, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli, prokuroria e posaçme i kërkoi gjyqtares Miliana Mua lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë përfshirë pezullimin nga detyra me arsyetimin se Gjykata Kushtetuese ka pezulluar vetëm efektet, por jo masën e sigurisë në vetvete.
Prokurorët Dritan Prençi dhe Dorina Bejko paraqiten prova të reja (ato qe janë dorëzuar edhe në Kuvend) të cilat sipas tyre, rëndojnë pozitën penale të zëvendës/kryeministres.
Avokatet e Ballukut kanë kërkuar pushimin e gjykimit sa i përket masës së pezullimit, pasi për të është shprehur Gjykata Kushtetuese dhe rrëzim te masës tjetër të bllokimit të pasaportës.
Ata kundërshtuan edhe provën e re dhe pretenduan qe nuk ka patur asnjë kërcënim nga ana e Ballukut.
Pas më shumë se një ore seancë, Gjykata tërhiqet në dhomë këshillimi për vendimin.