Avokati i kryebashkiakut, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka folur në “Top Story” për nismën e Gjykatës së Lartë rreth ridiskutimit të vendimit unifikues të vitit 2011 për praktikën e masës së sigurimit të arrestit me burg dhe kohëzgjatjen e saj.
Plarent Ndreca publikoi në “Top Story” një dokument, ku pretendoi se përveç Nesti Angonit, Veliaj është denoncuar edhe nga Nasta Pëllumbi.
“Qenka një informacion nga Nasta Pëllumbi, e cila nuk ekziston”-tha Ndreca, ndërsa në dokument thuhej “mendojmë se, gjatë hetimit të thelluar të këtij fakti penal të paraqitur në këtë informacion, kemi bindjen e plotë se do të dalin në dritë të tjera episode të ngjashme si kjo që lidhen me veprimet e paligjshme të znj. Ajola Xoxa.Ju urojmë Suksese! Me respekt, Nasta Pëllumbi Lëvizja Qytetare Antikorrupsion. Ajo që mund të them, mënyra si është bërë hetimi, shkeljet e rënda, si është humbur një fazë e procesit gjyqësor pa u njohur me dosjen. Është bërë një proces pa i dhënë dosjen. Ka humbur një fazë proces”, shtoi Ndreca.

Ai u shpreh se në vendet europiane shifrat e paraburgimit janë 20%, ndërsa në Shqipëri arrijnë në shifrat 60% sipas tij.
Plarent Ndreca: Mendoj që është një veprim i vonuar sepse edhe siç e thamë, në shifra është përmbysur niveli i të burgosurve dhe të paraburgosurve. Në vendet e tjera paraburgosja është në shifrat 20%, ndërsa në Shqipëri të paraburgosurit janë 60%.
Është tentativa për të paraburgosur kaq shumë persona. Në çdo standard europian, përgjithësisht 3-4 muaj është prezumimi, më pas shtrëngohet roli i prokurorisë. Në mënyrë periodike duhet të dëshmojë në gjykatë, por tek ne nuk ndodh.
Ka shumë raste që nuk ndodh, por edhe në ato që ndodh është shumë formale. Vendimi i Gjykatës së Lartë është i vonuar, ne kemi marrë disa shuplaka në Strasburg. Pyetjet që ka bërë kryetari i Gjykatës së Shkallës së Lartë shkon në linjë me kodin penal, tregon që do të ketë ndryshime. Gjykata e ka në mentalitet paraburgimin.
Qenka një informacion nga Nasta Pëllumbi, e cila nuk ekziston”-tha Ndreca, ndërsa në dokument thuhej “mendojmë se, gjatë hetimit të thelluar të këtij fakti penal të paraqitur në këtë informacion, kemi bindjen e plotë se do të dalin në dritë të tjera episode të ngjashme si kjo që lidhen me veprimet e paligjshme të znj. Ajola Xoxa.Ju urojmë Suksese! Me respekt, Nasta Pëllumbi Lëvizja Qytetare Antikorrupsion. Ajo që mund të them, mënyra si është bërë hetimi, shkeljet e rënda, si është humbur një fazë e procesit gjyqësor pa u njohur me dosjen. Është bërë një proces pa i dhënë dosjen. Ka humbur një fazë proces.