Abuzoi me kontratën e qerasë shtetërore, IKMT shemb depozitën e betonit

9 April 2026, 19:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Abuzoi me kontratën e qerasë shtetërore, IKMT shemb

Një depozitë uji e ndërtuar në tokë shtetërore e cila ishte marrë me qera, është shembur nga ana e IKMT, në fshatin Risili.

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, IKMT dhe Bashkia Vlorë kanë zbarkuar në fshatin Risili.
Toka ka qënë e marrë me qera nga Arjan Hanaj në vitin 2012 nga komuna Shushicë dhe ditët e fundit ka qënë duke u kryer ndërtimi i një rezervuari për vaditjen e tokave.

Pas verifikimit në terren mbi zbatimin e dokumentacionit dhe janë kapur shkelje, nga ana e bashkisë së Vlorës kanë nisur procedurat duke çuar deri në shëmbjen e saj.

Kanë qenë mjetet e IKMT të cilat më pas kanë bërë dhe shëmbjen e objektit, duke ndërhyrë në kodrën ku po ndërtohej depozita.


Video