Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Avokati amerikan, Joshua Roberts është në ekipin mbrojtës të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Një ditë pasi ai takoi në qeli kryetarin e bashkisë, sot ka shkuar në apelin e GJKKO për të ndjekur nga afër seancën, ku Veliaj kërkon lirimin.
Ai është shprehur per mediat se ka ardhur si vëzhgues dhe se do këshillojë avokatët e Erion Veliajt, të cilët në Apel kanë kërkuar lirimin me kusht.