Arrestohet me urdhër të SPAK kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka dhe ish- agjentja e BKH

29 July 2024, 09:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet me urdhër të SPAK kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka
Aurel Zarka

Me urdhër të SPAK është arrestuar Aurel Zarka Drejtues i Prokurorise Vlorë me akuzën për një abuzim në hetimin e një çështjeje.

Bashkë me të kanë rënë në pranga dhe 4 shtetas të tjerë.

1.Aurel Zarka, Drejtues i Prokurorise Vlore.

2.⁠ Eriona Dautaj, magjistrate ne Shkolle te Magjstratures, ish oficere policise gjyqësore ne Prokurorine e Krimeve te renda dhe Hetuese ne BKH, aktualisht magjistrate.

3.Astrit Vladi

4.Radovan Cela, avokat.

Astrit Vladi është vëllai i personit qe solli 3.4 mln euro me Toyota Auris. Radovan Cela është avokati i tij.

Ende nuk dihen arsyet e arrestimit, ndërsa SPAK aktualisht po zhvillon operacion në qytetin bregdetar të Vlorës.   

 


Video