Arrestohet reperi në Kosovë, dyshohet për tentativë vrasjeje

2 May 2024, 17:32Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet reperi në Kosovë, dyshohet për tentativë vrasjeje
Policia e Kosoves

Reperi kosovar, Arijan Sijarina, është ndaluar për 48 orë nga policia nën dyshimin se është përfshirë në incidentin që i parapriu vrasjes së rëndë në Kolovicë, në fund të muajit mars.

Kjo është konfirmuar për Insajderin nga zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Po sot është ndaluar për 48 orë për rastin tentim vrasje që ka ndodh në rrugën Haxhi Zeka në Prishtinë. I njëjti ka qenë në kërkim nga data 26.03.2024”, tha Ahmeti për Insajderin.

Sijarina dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”.

Ndryshe, më 25 prill të këtij viti, për të njëjtin rast, Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit tjetër Fitim Doda.

Arrestohet reperi në Kosovë, dyshohet për tentativë vrasjeje
Arijan Sijarina

Video