Presidenti i El Salvadorit Nayib Bukele njoftoi vendimin për nisjen e një hetimi për korrupsion kundër secilit prej anëtarëve të qeverisë së tij, duke përfshirë edhe veten e tij.
Kreu i shtetit thirri zyrtarë nga dega ekzekutive e qeverisë së tij në një takim, ku votoi një direktivë për Prokurorin e Përgjithshëm për këtë qëllim.
“Dashtë Zoti, lufta jonë kundër korrupsionit do të jetë po aq e suksesshme sa lufta jonë kundër bandave. Unë dua t'i kërkoj Prokurorit të Përgjithshëm të hetojë publikisht aktivitetet e të gjithë atyre që janë ulur këtu”, tha ai në takim.
Bukele, i cili është në pushtet që nga viti 2019, tha se kishte frikë të “linte një trashëgimi të keqe”. Ai shprehu shqetësim për lidhjet e mundshme të zyrtarëve me korrupsionin, duke përmendur përvojën e presidentëve të kaluar.
“Ju jeni nën hetim, unë nuk mund të rrethohem me kriminelë”, u tha ai zyrtarëve.
Bukele njihet për luftën e suksesshme që i shpalli bandave dhe karteleve të drogës duke i rikthyer El Salvadorit qetësinë e munguar prej vitesh.