Një 40-vjeçar me banim në Sarandë, i identifikuar si Adrian Ogiçi, u arrestua në Spanjë.
Shtetasi ishte në kërkim për rrëmbim personi dhe trafik narkotikësh.
Më 2015-ën Ogiçi dyshohet se rrëmbeu Ridvan Lamajn në Sarandë dhe më pas u largua jashtë vendit. Denoncimi në atë kohë u bë nga bashkëshortja dhe vëllai i Lamajt.
Për këtë akuzë të ngritur në vitin 2017-të u dënua me 20 vite burg.
"Në vijim të bashkëpunimit me partnerët për shkëmbimin e informacionit mbi vendndodhjen, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi, në Spanjë, i shtetasit Adrian Ogiçi, 40 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas është i dënuar me 20 vite burg për kryerjen e veprave penale “Rrëmbimi i personit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim", thuhet në njoftimin e policisë.