Arrestohen tre vëllezër në Durrës, kishin mbjellë kanabis në mes të pyllit. Policia i kap duke i prashitur (VIDEO)

28 June 2024, 08:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Arrestohen tre vëllezër në Durrës, kishin mbjellë

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 vëllezër nën akuzën e kultivimit dhe shitjes së bimëve narkotike.

Pas një hetimi disamujor, në kuadër të operacionit “Brothers”, u bë i mundur arrestimi i shtetasve Rauland, Emiljan dhe Albert Vezi.

Tre të rinjtë u kapën në kushtet e flagrancës teksa po kujdeseshin për parcelën me dhjetëra bimë narkotike që kishin mbjellë në një zonë të pyllëzuar në Maskuri.

Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë asgjësuar fidanët dhe bimët narkotike, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një gjenerator, tuba uji, pleh kimik, kubikë polesteroli, 2 automjete dhe 3 celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Video