Në orën 14.00 në Apelin e Posaçëm shpallet vendimi për ish kryebashkiakun Safet Gjici si dhe për Alma Kaçin.
Pasi ka dëgjuar të dyja palët, shkalla e dytë do vendosë pranimin ose rrëzimin e kërkesës së Gjicit, i cili kërkon pafajësi, duke kundërshtuar dënimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme.
Por, në kohën kur pritet shpallja e vendimit ditën e sotme, ish kryebashkiaku Gjici është shtruar në një spital privat në kryeqytet, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.
Në seancën e kaluar, prokuroria e posaçme kërkoi nga togat e zeza dënimin e Gjicit dhe të Alma Kaçit.
Konkretisht dënimin me 4 vite e 6 muaj burg të ish kryebashkiakut të Kukësit për akuzën e korrupsionit e shpërdorimit të detyrës, duke shprehur mosdakordësi për ndryshimin e akuzës nga shkalla e parë, si dhe dënimin e Alma Kaçit me 1 vit e 5 muaj burg. Të dy, përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar.
Avokatët nga ana tjetër, kërkojnë pafajësi për Gjicin dhe Alma Kaçin.
GJKKO e ka dënuar ish kryetarin e Bashkisë Kukës me 3 vite burg për shpërdorim detyre, ndërsa Kaçin me 1 vit e 6 muaj, e reduktuar në 1 vit burg për shkak të gjykimit të shkurtuar, për akuzën e “Prostitucionit”.