Aksidenti tragjik në Lezhë u preu jetën në mes mjekut dhe vajzës së tij! Universiteti i Mjekësisë: Bora do të kujtohet gjithmonë për arritjet e shkëlqyera…

26 April 2026, 19:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidenti tragjik në Lezhë u preu jetën në mes mjekut dhe
Anton dhe Bora Keci

Një aksident me pasojë vdekjen e babait me të bijën është shënuar mbrëmjen e së shtunës në Lezhë.

Sipas njoftimit të uniformave blu, automjeti i tyre u gjet në një kanal me ujë, në afërsi të fabrikës së çimentos.

Dyshohet se makina ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e shoferes.

Viktima mbetën mjeku Anton Keçi dhe vajza e tij, studentja ekselente 19-vjeçare e Mjekësisë, Bora Keçi. Ka qenë djali i familjes Keçi i cili denoncoi mbrëmjen e djeshmë në

Një reagim është bërë edhe nga Universiteti i Mjekësisë Tiranë, ku teksa shpreh ngushëllimet për familjarët shkruan se ajo “do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, arritjet e saj të shkëlqyera dhe vlerat që përfaqësonte”.

Postimi i plotë:

Me trishtim të thellë njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta të studentes ekselente të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Bora Keci.

Ajo do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, arritjet e saj të shkëlqyera dhe vlerat që përfaqësonte.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen.

 


Video