Aksident tek "Vila e Zogut" në Durrës, automjeti përfundon 40 metra në humnerë (drejtuesja në luftë për jetën, dyshohet se ishte e dehur)

21 Gusht 2026, 09:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident tek "Vila e Zogut" në Durrës, automjeti

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në zonën e Vilës së Zogut në Durrës. Sipas të dhënave paraprake, aksidenti është regjistruar rreth orës 02:30 të mëngjesit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar 40 metra në humnerë.

Përplasja ka qenë shumë e fortë, ndërsa terreni i vështirë ka vështirësuar ndërhyrjen për nxjerrjen e drejtueses së mjetit.

Kjo e fundit pasi është nxjerrë është tranportuar më urgjencë në Spitalin e Durrësit, ku mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sipas informacioneve paraprake, shoferja dyshohet të ketë qenë e dehur, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. 

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rruga në fjalë, raportohet të jetë një ndër më problematiket, sidomos gjatë natës pasi nuk ka ndriçim dhe në njërin krahë as barrierë mbrojtëse.


VoxPop

Video