Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një i mitur ndërroi jetë dhe tre të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti një natë më parë në Poliçan.
Një 15-vjeçar ka qenë duke drejtuar makinën, por ka humbur kontrollin.
Makina që drejtonte i mituri ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në oborrin e një banese. Katër të mitur kanë marrë mjetin tip Alfa Romeo dhe kanë qenë duke shëtitur në rrugicat e fshatit Plirëz.
Makina është dëmtuar totalisht, e për pasojë humbi jetën Afrisald Zylyftari, 15 vjeç.