Çahet argjinatura e Semanit, përmbyten tokat bujqësore dhe 20 banesa në fshatin Hasturkas në Libofshë

13 January 2026, 08:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çahet argjinatura e Semanit, përmbyten tokat bujqësore dhe 20
Foto ilustruese

Prurjet e shumta të lumit Seman dhe çarja e argjinaturës në disa segmente kanë bërë që uji të vërshojë në tokat bujqësore të disa fshatrave.

Gjatë mesnatës, uji ka arritur të përmbytë 20 banesa në fshatin Hasturkas në Libofshë edhe disa banesa në fshatin Havaleas, duke detyruar banorët të dalin në rrugë për t’u shpëtuar përmbytjeve.

Në zonë kanë mbërritur ekipet e emergjencave civile, ndërsa sipas banorëve, prurjet e lumit vijojnë ende me intensitet të lartë.

Çarja e argjinaturës mbremjen e djeshme bëri qe uji të dalë në tokat bujqësore dhe drejt zonës së banuar.


Video