"560 dollarë një kamerë", Arben Ahmetaj: Valoni të ketë kujdes, se i del fytyra edhe te ‘Smart City’!

8 September 2026, 12:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"560 dollarë një kamerë", Arben Ahmetaj: Valoni të
Arben AHMETAJ/ Smart City/ Valon Ademi

Ish-zëvendës-kryeministri Arben Ahmetaj ka renditur një sërë çështjesh që, sipas tij, përbëjnë afera të dyshuara dhe raste që nuk janë hetuar sa duhet nga drejtësia.

Në deklaratat e tij, Ahmetaj tha se për disa prej këtyre rasteve disponon dosje, llogari dhe materiale që, sipas tij, i janë dërguar nga persona të ndryshëm.

Një prej emrave të përmendur prej tij ishte Valon Ademi, të cilin Ahmetaj e lidhi me projektin e Aeroportit të Vlorës dhe, sipas pretendimit të tij, edhe në mënyrë indirekte me projektin “Smart City”.

Duke folur për Aeroportin e Vlorës, Ahmetaj e cilësoi projektin si “grabitje”, ndërsa paralajmëroi se emri i Valon Ademit, sipas tij, shfaqet edhe në dokumente që lidhen me “Smart City”.

"Valoni të ketë kujdes, se i del fytyra edhe te ‘Smart City’. I kam këtu llogaritë e ‘Smart City’, sepse mbase nuk do të arrijmë dot në kohë. Nuk kam punë as me njërin dhe as me tjetrin, por po të them që rezulton indirekt te ‘Smart City’. Kam bërë llogaritë: një kamerë është 560 dollarë, e blen me shumicë. Kujt ia tregon ky 130 milionë dollarë? Pa tender", tha Ahmetaj.

Ahmetaj tha se disponon materiale dhe llogari që lidhen me projektin “Smart City”, duke ngritur pikëpyetje mbi kostot e tij.

Pjesë nga intervista në Syri TV:

Sipas llogaritjeve që ai pretendon se ka bërë, një kamerë do të kushtonte rreth 560 dollarë në blerje me shumicë, ndërsa vlera totale e projektit, sipas tij, arrin në rreth 130 milionë dollarë.


Video