Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 37-vjeçar nga Kukësi është shpallur në kërkim nga Policia pas akuzave për ushtrim dhune fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Shtetasi A.N., banues në Kukës, është denoncuar nga bashkëshortja e tij 28-vjeçare, e cila ka marrë edhe urdhër mbrojtjeje pas ngjarjes.
Policia e Komisariatit Kukës ka nisur punën për kapjen e tij, ndërsa materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Kukës për veprime të mëtejshme ligjore.