Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë është regjistruar në Shqipëri mesditën e kësaj të mërkure, 19 gusht, në vendin tonë.
Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti me thellësi prej 15 kilometrash është regjistruar në orën 12:44.
Epiqendra ndodhej rreth 24 kilometra në jugperëndim të Elbasanit dhe rreth 14 kilometra në verilindje të Lushnjës.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonën e Shqipërisë së mesme.