
Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit, duke përgëzuar demokratët për suksesin e tyre. Në një intervistë për Fox News, ai tha se nuk e konsideron rezultatin si një goditje personale.
"Urime demokratëve. Ata bënë një punë të mirë. Ata u përpoqën për 11 vjet dhe më në fund ia dolën, por nuk e marr këtë si një goditje ndaj vetes”, tha presidenti amerikan.
Trump vlerësoi dy vitet e para të administratës së tij, duke pretenduar se ekonomia dhe kontrolli i kufirit kanë shënuar përmirësime të jashtëzakonshme.
“Kemi pasur dy vitet më të jashtëzakonshme në historinë e presidencës për sa i përket ekonomisë dhe gjithçkaje që kemi arritur. Shikoni kufirin, ishte një sitë dhe brenda dy muajsh u mbyll plotësisht. E bazova fushatën time në këtë, por është një shaka në krahasim me atë që kemi bërë, sepse kemi të gjitha këto fonde në të gjithë botën”.
Duke sjellë në vëmendje situatën në disa vende europiane, si Franca dhe Italia, ai deklaroi se ato po përballen me vështirësi të mëdha, ndërkohë që sipas tij Amerika po lulëzon.
“Dhe nëse shikoni Evropën, ajo po vdes. Shikoni vetëm se çfarë po ndodh në Francë, Itali dhe në të gjitha këto vende të tjera. Dua të them, ata po kalojnë një kohë të tmerrshme. Sinqerisht, ata mund të mos mbijetojnë fare. Dhe ne po lulëzojmë dhe duam ta mbajmë kështu. Por i përgëzoj demokratët", shtoi Trump.