Tensione te Shkencat e Natyrës, studentët kyçen brenda që të pengohet dalja në protestë. Shkallmohet dera!

14 October 2026, 11:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tensione te Shkencat e Natyrës, studentët kyçen brenda që

Protestat studentore kanë përfshirë Tiranën, ndërsa marshimi i studentëve të Mjekësisë ka vijuar në disa pika të kryeqytetit, me thirrje për t’iu bashkuar tubimit.

Gjatë marshimit, studentët e Mjekësisë janë ndalur edhe te Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ku u kanë bërë thirrje studentëve të tjerë që t’u bashkohen protestës.

Ndërkohë, studentët e Shkencave të Natyrës raportohet se kanë qëndruar të mbyllur brenda ambienteve të fakultetit, pasi dera e institucionit ishte e mbyllur dhe ruhej nga punonjës të sigurisë.

Disa të rinj tentuan që të hapnin me forcë dyert, duke i shkallmuar, ndërsa më vonë erdhi kundërpërgjigja nga brenda fakultetit, ku studentët arritën që të dilnin nga godina, ku thuhet se u mbajtën të mbyllur, për të mos u lejuar që të merrnin pjesë në protestë.


Video