Tension para Kuvendit të Kosovës, protestuesit “fluturojnë” mbi gardh deputetin e Vetëvendosje që po braktiste seancën (VIDEO)

5 October 2026, 18:40Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tension para Kuvendit të Kosovës, protestuesit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, është ndaluar nga protestuesit teksa po tentonte të largohej nga Kuvendi i Kosovës.

Protestuesit e kanë kapur fizikisht deputetin dhe e kanë kthyer brenda rrethojave të vendosura nga Policia e Kosovës.

Rexhepi u ndalua në momentin kur po largohej nga objekti i Kuvendit, ndërsa protestuesit nuk e lejuan të vijonte rrugën e tij jashtë hapësirës së rrethuar.

Ngjarja ka ndodhur gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit të Kosovës, ku protestuesit po kërkojnë që deputetët të mos largohen pa u votuar në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

 

 


Video