UEFA cakton limitin: Skuadrat, jo më shumë se 70% të të ardhurave për blerjen e futbollistëve

8 April 2022, 11:34Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

UEFA cakton limitin: Skuadrat, jo më shumë se 70% të të

Çdo klub europian nuk mund të përdori më shumë se 70% të të ardhurave të tyre për merkaton e transferimeve, rrogat e futbollistëve, si dhe komisionet e agjentëve.

Është ky rregulli i ri nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, i cili u mblodh këtë të enjte për të miratuar ndryshimet e fundit në futbollin europian.

Këto rregulla do të hyjnë në fuqi nga qershori i ardhshëm.

Qeveria e futbollit europian ka vendosur limite mbi paratë që një klub mund të përdori për transferimet dhe rrogat e lojtarëve kjo pasi klube me emër si PSG apo Manchester City, kanë përdorur potencialin financiar të pronarit të klubit, për të blerë futbollistët më të mirë në treg.

Ndërkaq UEFA u shpreh se do të ketë zero tolerancë për klubet me borxhe duke paralajmëruar dhe sanksione.


Video