Tifozët shqiptarë ndezin atmosferën në rrugët e Dortmundit (VIDEO)

15 June 2024, 12:47Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tifozët shqiptarë ndezin atmosferën në rrugët e
Tifozët shqiptarë ndezin atmosferën në rrugët e Dortmundit

Rreth 50 mijë tifozë shqiptarë pritet të ndjekin ndeshjen e parë të Kombëtares në Dortmund të Gjermanisë.

Tifozët shqiptarë kanë pushtuar zonat në afërsi të stadiumit “Signal Iduna Park”, ku festa ka nisur që mëngjesin e kësaj të shtune.

Veshur me ngjyrat kuqezi, tifozët shqiptarë po presin me këngë e valle popullore zbritjen në fushë të Shqipërisë përballë Italisë.

Shqipëria do të përballet këtë të shtunë me Italinë në ndeshjen e parë të finaleve të kampionatit evropian.


Video