Sherr me trajnerin? Taulant Seferi zbulon si qëndron e vërteta me Armando Brojën

26 November 2023, 14:27Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sherr me trajnerin? Taulant Seferi zbulon si qëndron e vërteta me

Futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Taulant Seferi ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Më Lër të Flas”, ku ka folur pas kualifikimit për në Euro 2024.

I pyetur në lidhje me lajmet që qarkulluan për një konflikt mes Armando Brojës dhe trajnerit Sylvinho, Seferi deklaroi se janë vetëm thashetheme, teksa shtoi se Broja është një djalë i mirë dhe shumë i talentuar.

“Jo pa dyshim që jo. Janë vetëm thashetheme sepse i kam lexuar dhe unë. Ai ka qenë i lënduar, por fatmirësisht është shumë mirë tani. Për këtë arsye nuk ka qenë më ne. Ai është një super lojtar dhe një djalë shumë i mirë. Ai duhet të jetë me ne, unë nuk jam ai që vendos, por për cilësi, duhet të jetë patjetër me ne.”– tha Seferi.


Video