Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Sokol Cikalleshi protagonist në Turqi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare u fut në fushë në minutën e 60’ në ndeshjen Konyaspor-Kasimpasa.
Dhe katër minuta më pas zhbllokoi takimin, duke kaluar në avantazh skuadrën vendase. 33-vjeçari shfrytëzoi një pasim të bukur nga e majta dhe dërgoi topin në rrjetë.
Duke ndezur festën e tifozëve të Konyasporit. Ky është goli i pestë sezonal në Superligën turke për sulmuesin shqiptar.