Nesër hidhet shorti i Kupës së Botës, ja si duket salla madhështore e eventit në Kennedy Center në Washington

4 December 2025, 20:35Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nesër hidhet shorti i Kupës së Botës, ja si duket salla
Nesër hidhet shorti i Kupës së Botës, ja si duket salla madhështore në Kennedy Center në Washington

Janë drejt fundit përgatitjet për eventin e rëndësishëm sportiv, shortin e Kupës së Botës 2026, që do të hidhet ditën e nesërme.

Salla madhështore në Kennedy Center në Uashington do të mirëpresë jo vetëm futbollistët me famë botërore, por edhe personalitete nga bota e spektaklit dhe politika.

Të martën në mbrëmje, FIFA njoftoi atë që e përshkroi si një "formacion argëtimi të klasit botëror" që do të bashkë-prezantohet nga supermodelja, producentja dhe personaliteti televiziv fituese e çmimit Emmy, Heidi Klum, si dhe komediani Kevin Hart dhe aktori e producenti Danny Ramirez.

Do të ketë gjithashtu performanca muzikore live nga këngëtari klasik Andrea Bocelli, si dhe një duet midis yllit britanik të popit (dhe ambasadorit të muzikës së FIFA-s) Robbie Ëilliams dhe këngëtares amerikane Nicole Scherzinger.

FIFA tha se kur të përfundojë shorti, Village People do t'i dhurojë audiencës një performancë "ikonike" të "Y.M.C.A." Kënga dëgjohej shpesh në tubimet "Make America Great Again" gjatë fushatës së rizgjedhjes së Trump, si dhe në mbledhjet e fondeve në Mar-a-Lago, dhe Trump shpesh kërcen së bashku ndërsa mbështetësit e tij këndojnë këngën.


Video