Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Bruno Pizzul, një zë historik i gazetarisë sportive italiane, vdiq në spitalin e Gorizias. Të shtunën do të kishte mbushur 87 vjeç.
Ai ishte zëri i netëve magjike të Botërorit 1990 dhe i penalltive në Pasadena katër vjet më vonë.
“Robertobaggiooooo” i tij hyri në zemrat e të gjithëve.
Ai komentoi ndeshjet e Italisë për 16 vjet, nga 1986 deri në 2002, e fundit prej të cilave ishte Itali-Slloveni më 21 gusht 2002, një miqësore e luajtur në Trieste dhe e humbur nga axurrët 0-1.
Pizzul komentoi ndeshjet e kombëtares në pesë Kupat e Botës, katër Kampionatet Evropiane dhe në të gjitha ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian.