Mbrëmje shqiptarësh! Edhe Kosova fiton bindshëm ndaj Andorrës

12 October 2023, 23:03Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mbrëmje shqiptarësh! Edhe Kosova fiton bindshëm ndaj
Kosova fiton bindshëm ndaj Andorrës

Kosova ka fituar bindshëm në ndeshjen e radhës për eliminatoret e Euro 2024, njësoj si “motra” e saj e madhe Shqipëria, në një mbrëmje totalisht shqiptare.

Dardanët mposhtën në transfertë me rezultatin 0-3 ekipin e Andorrës, në një ndeshje shumë të mirë që foli vetëm për ta.

Një dygolësh i Milot Rashicës u pasua nga Andi Zeqiri i cili vulosi fatin e këtij takimi në 0-3.

Pas kësaj ndeshje, Kosova renditet në vendin e katërt në grup, ndërkohë që ende nuk dihet fati i ndeshjes me Izraelin, e cila është anuluar për shkak të situatës së luftës në këtë vend.

Me këtë triumf Kosova qëndron matematikisht në lojë për kualifikimin në Europianin Gjermani 2024, ndërsa pas shtatë ndeshjeve renditet në vend të katërt me shtatë pikë.

Kështu të dyja skuadrat shqiptare, si Kombëtarja e Shqipërisë edhe përfaqësuesja e Kosovës triumfuan me të njëjtin rezultat, duke ndezur festën “kuqezi” anembanë këtë 12 Tetor.


Video