KALENDARI/ Shqipëria e nis Europianin me Italinë në Dortmund

2 December 2023, 19:45Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
KALENDARI/ Shqipëria e nis Europianin me Italinë në Dortmund
Nga nje ndeshje me Shqiperise dhe Italise

Shqipëria do ta luajë më 15 qershor 2024 ndeshjen e parë të Europianit. Përballë do të jenë kampionët e Europës, Italia fqinje. Një kundërshtar që shumë nga lojtarët tanë që luajnë në Serinë A e donin në grup dhe dëshira e tyre është plotësuar.

Ndeshja me Italinë luhet në stadiumin e Dortmundit ‘Signal Iduna Park’. Pas 4 ditësh skuadra e trajnerit Silvinjo do të luajë me Kroacinë në qytetin e Hamburgut, ku u hodh shorti i sotëm.

Dhe në fund, më 24 qershor, ndeshja e tretë në grup me Spanjën në Dyseldorf. Me shortin e sotëm, shanset e Shqipërisë për një kualifikim të mundshëm duhet thënë se janë vërtet të pakta.

Kalendari i Shqipërisë në Euro 2024

15 qershor - Itali-Shqipëri (Dortmund)

19 qershor - Kroaci-Shqipëri (Hamburg)

24 qershor - Shqipëri-Spanjë (Dyseldorf)

Ndeshja e parë e Europianit luhet më 14 qershor, kur Gjermani ndeshet me Skocinë. Finalja luhet në Berlin, më 14 korrik.

 


Video