Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Ballkani u mund 0-1 nga Viktoria Plzen në “Air Albania”, rezultat që mban kampionët e Kosovës në vendin e fundit në grupin C të Conference League.
Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja pësoi një gol në pjesën e dytë të ndeshjes, pas një paraqitjete të mirë në pjesën e parë.
Megjithatë, ekipi u shfaq i dobët në fushë në 45 minutëshin e dytë, ndërsa Çekët realizuan golin e fitores nëntë minuta përpara fundit. Sulc shfrytëzoi në maksimum daljen e gabuar të portierit Koliçi dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë.
Ballkani luan takimin e fundit të grupit në “Maksimir” përballë Dinamos. Për t’u kualifikuar duhet fituar në Zagreb dhe Astana nuk duhet të mposhtë Plzenin.