Goli i shtatë, Sokol Cikalleshi protagonist në Arabinë Saudite (VIDEO)

12 April 2023, 09:45Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Goli i shtatë, Sokol Cikalleshi protagonist në Arabinë Saudite

Sulmuesi shqiptar, Sokol Cikalleshi ka gjetur rrugën e rrjetës në elitën e Arabisë Saudite, në ndeshjen që Al Khaleej luajti ndaj Al Shabab.

Lojtari kuqezi ka “tundur rrjetën” në minutën e 38-të, duke dërguar topin pas shpinës së portierit. Ky është goli i shtatë i tij në Saudi Professional League, në 21 ndeshje të kampionatit. Forma e 32-vjeçarit ka qenë mjaft e mirë këtë vit futbollistik dhe shifrat vetë e thonë diçka të tillë.

Sokol Cikalleshi po luan sezonin e tij të parë në Arabi, teksa në CV e tij ka skuadra si Ankaraspor, Basaksehir dhe Konyaspor.




Video