
Një leksion fair play i CR7: Arbitri fishkëllen penallti, Ronaldo i thotë se nuk ndodhi asgjë. Vendimi revokohet mes duartrokitjeve
Gjesti i Cristiano Ronaldos është bërë menjëherë viral. Por çfarë ndodhi?
Kampioni portugez po luante ndeshjen e Championsit aziatik con me Al Nassr-in e tij kundër Persepolis? Sapo kishin kaluar katër minuta nga ndeshja, arbitri fishkëllen një faull në zonën Persepolis, Ronaldo bie në tokë dhe arbitri nuk ka dyshime, është penallti.
Por kapiteni i Al Nassr çohet dhe shkon drejt arbritit duke i thënë: “Jo penallti”. Arbitri kinez revokon vendimin dhe kampioni portugez merr duartrokitjet e skuadrës kundërshtare.
Ronaldo nuk e përfundoi takimin pasi u largua i dëmtuar pas një përplasje me portierin kundërshtar.
Fair play to Cristiano Ronaldo for telling the referee that it was not a penalty after it had been awarded.????pic.twitter.com/6Q5WrTzdPq
— Flashscore.com (@Flashscorecom) November 27, 2023