Duka: Duam të shkojmë përtej grupit

23 November 2023, 14:14Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Duka: Duam të shkojmë përtej grupit
Armand Duka

Shqipëria u kualifikua për herë dytë në finalet e një Europiani dhe pas përfaqësimit në Francë në 2016 e pret aventura në Gjermani vitin e ardhshëm. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka në një intervistë për Tuttomercatoweb thotë se do të synohet kalimi i grupit.

Armand Duka: Tani vjen pjesa e vështirë, do të takojmë ekipet e forta. Në letër arrijmë si një nga skuadrat më të dobëta, por duam të shkojmë përtej grupit. Nuk e di ku do të arrijmë, por i kemi kualitetet për të shkuar më tej. Dhe festa tashmë ka përfunduar, ne po përgatitemi për Gjermaninë. Trajneri është i uritur. Nuk dua të takoj Italinë, ata janë një ekip shumë i fortë edhe pse nuk kanë arritur rezultate të mira kohët e fundit.

Duka vlerësoi punën e stafit teknik që pati pak muaj kohë për të arritur këtë rezultat historik.

Armand Duka: Duhet sakrificë dhe punë e programuar, sepse ndryshe asgjë nuk arrihet. Natyrisht, trajneri ishte regjisori, por më duhet të flas mirë edhe për Dorivën që ka luajtur në Itali. Ai është një ekspert që na ka ndihmuar shumë. Ai së bashku me Zabaletën ndërtuan një grup shumë kompakt.

Shqipëria do të presë tani shortin e 2 dhjetorit për të njohur kundërshtarët në finalet e Euro 2024.

Një grup që parashikohet i vështirë duke parë që në të gjitha vazot ka skuadra të forta.


Video