Kosova shkarkon trajnerin e përfaqësueses, verdheblutë duan De Biasin

22 November 2023, 16:04Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kosova shkarkon trajnerin e përfaqësueses, verdheblutë duan De
Primozh Gliha

Përfaqësuesja e Kosovës i ka ndërprerë kontratën trajnerit Primozh Gliha, pas rezultateve të dobëta në fazën kualifikuese të Kampionatit Europian.

Lajmin e ka bërë me dije Federata e Futbollit të Kosovës përmes një komunikate për media.

“Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se me përfundimin e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, ka përfunduar edhe marrëveshja me trajnerin e deritanishëm Primozh Gliha”, thuhet në komunikatë.

FFK-ja e ka falënderuar përzgjedhësin Gliha për punën e tij në krye të ekipit kombëtar në gjashtë ndeshjet kualifikuese të zhvilluara pas shkarkimit të ish-përzgjedhësit, Alain Giresse.

“Federata e Futbollit e Kosovës tashmë ka filluar analizimin e thellë të situatës aktuale në ekipin kombëtar A dhe pas kësaj analize do të merren masat adekuate dhe veprimet e ardhshme, përfshirë edhe angazhimin e përzgjedhësit të ri që do t’i prijë ekipit kombëtar”, thuhet më tej në komunikatë.

Sakaq, në mediat dhe midis sportdashësve të Kosovës, është hedhur në qarkullim emri i Gianni De Biasit, trajneri që çoi kombëtaren shqiptare për herë të parë në Europian.


Video