9 gola dhe emocione: CR7, Messi dhe Mbappé japin spektakël në miqësoren e ëndrrave

19 Janar 2023, 20:43Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
CR7, Messi dhe Mbappé japin spektakël në miqësoren e ëndrrave

Mbyllet me spektakël, 9 gola dhe 2 realizime për Cristiano Ronaldon e 1 për Lionel Messin miqësorja Al Nassr-PSG e luajtur në Arabinë Saudite për Riyadh Season Cup.

Dueli i fundit i “titanëve” si për ironi të fatit nuk ishte një ndeshje me vlerë të madhe, por një përballje simbolike që dhuroi emocione dhe fitoren statistikore 5-4 të francezëve të cilët luajtën në pjesën më të madhe me 3 yjet Messi-Neymar e Mbappe për të respektuar kundërshtarin.

Ronaldo shënoi dy gola, njëri prej të cilëve me 11-metërsh pasi u gjakos në përplasjen me Keylor Navas, ndërsa Messi e gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e tretë me një të majtë magjike që paralajmëroi se kjo do të ishte një ndeshje që do të justifikonte pritshmëritë, madje edhe sakrificën e ndonjë sheiku që pagoi deri në 2.5 milionë dollarë për ta parë sfidën nga stadiumi.

Me spektaklin në fushë, lojtarët e Al Nassr-Al Hilal dhe të Psg luajtën një ndeshje që pothuajse nuk kishte të bënte aspak me karakteristikat e një miqësoreje.

Video