Rusia paralajmëron Lituaninë për heqjen e ndalimit bërthamor

6 October 2026, 19:07Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rusia paralajmëron Lituaninë për heqjen e ndalimit bërthamor

Krijimi i mundshëm i një baze amerikane në Lituani dhe synimi i Vilniusit për të hequr ndalimin e vendosjes së armëve bërthamore përfaqësojnë një afrimin të infrastrukturës ushtarake të NATO-s pranë kufijve të Rusisë dhe “një hap drejt përshkallëzimit të tensioneve”.

Kështu deklaroi zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov, duke komentuar planet e Lituanisë për të hequr ndalimin e vendosjes së armëve bërthamore në territorin e saj dhe vlerësimet e SHBA-ve për mundësinë e krijimit të një baze ushtarake të përhershme në vendin baltik.

“Nëse infrastruktura ushtarake e dikujt, e një vendi të rëndësishëm të NATO-s, afrohet pranë kufijve tanë, atëherë, sigurisht, kjo nuk mund të perceptohet ndryshe veçse si një hap drejt përshkallëzimit të tensioneve, ashtu si vendosja e armëve bërthamore në territorin e një shteti fqinj”, deklaroi Peskov, i cituar nga Tass.

“Rusia do të detyrohet të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e saj”, shtoi zëdhënësi i Kremlinit.

Të hënën, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk e përjashtoi mundësinë e vendosjes së një baze ushtarake amerikane në vendin baltik.

Lituania, një anëtare e BE-së dhe NATO-s, kufizohet me Rusinë dhe aleatin e ngushtë të Moskës, Bjellorusinë.

Rishikimi ligjor i ndalimit të armëve bërthamore, i cili kërkon një shumicë prej dy të tretash në dy votime parlamentare për të hyrë në fuqi, pritet të heqë ndalimet e vendosura më shumë se tre dekada më parë, pas shkëputjes së Lituanisë nga Bashkimi Sovjetik.


Video