Revolta e studentëve, plagoset një vajzë. Protestuesit rikthehen tek Ministria e Arsimit pas përplasjes me Policinë

13 October 2026, 15:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Revolta e studentëve, plagoset një vajzë. Protestuesit rikthehen

Një vajzë studente mësohet se është plagosur gjatë protestës së sotme tek Ministria e Arsimit.

Nuk ka shumë detaje se si është goditur vajza, që duket e gjakosur në fytyrë, por shokët dhe shoqet e saj i dhanë ndihmën e parë.

Pas marshimit dhe përplasjes me Policinë, një pjesë e studentëve protestues është rikthyer drejt vendit ku nisi protesta, ndërsa në "Rrugën e Durrësit" ka nisur sërish grumbullimi i tyre.

Policia ka përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës, çka ka rikthyer tensionet.


Video