Kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria do të prezantojë së shpejti masa për t’iu përgjigjur kërkesave për më shumë meritokraci, mundësi strehimi dhe barazi sociale.
Ai paralajmëroi gjithashtu propozime konkrete në fushën e sigurisë, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
Rama kundërshtoi akuzat për indiferencë ndaj protestuesve, duke thënë se i ka dëgjuar prej katër muajsh.
Sipas tij, disa prej tyre e kanë dëshiruar dialogun, por janë tërhequr nga frika se mund të etiketoheshin si tradhtarë nga njëri-tjetri.
Rama: Të gjithë ata që himniojnë dhunë, që i bëjnë jehonë dhunës, që ushtrojnë dhunën duhet të kuptojnë se aq sa ishte intesiv dhe i përqëndruar dhe i zgjatur terrori urban, mbi qytetarët, bizneset dhe familjet e zakonshme, aq do të jetë e zgjatur dhe këmbëngulëse aj oqë vjen nga ana e shtetit. Kush mendon se gjunjëzon shtetit bën gabimin më të madh. Kush mendon se fshihet pas maskës dhe kush mendon se do fshihet pas simpatisë që natyrshëm vjen për studentët.